Loading...

Berisha: ‘Rama tentoi të na shka tërronte, por jemi më të fuqishëm se kurrë’

Në skandalin e fundit, në skandalin botëror, spikati një fakt, një zhvillim ndër më dramatikët.

Pas rënies së perdes së hekurt, sulmet brutale kundër opozitës shqiptare nga aleanca e korrupsionit shqiptar me individë ndërkombëtarë, me McGonigalër dhe të tjerë, është dukuria më negative.
Populli opozitar dhe opozita perëndimore u bënë objekt sulmesh të papara. Ish-kreu i opozitës u mor peng nga Edi Rama. Sali Berisha pa asnjë fakt, dokument, provë, nga kjo mafie, nga ky lobim, u sanksionua. U bë gjithçka për t’i caktuar kryetarin opozitës.

U bë gjithçka për ta shndërruar në pseudopozitë. Edi Rama nuk bleu vetëm McGonigalë. Jo, duhet të jemi të sinqertë. Ai korruptoi dhe bleu ambasadorë, deputetë, zyrtarë, që u angazhuan në beteja në mbështetje totale të Edi Ramës, mandat pas mandati, skandal pas skandali. U angazhuan në një betejë të pashembullt kundër opozitës pro-perëndimore të vendit,

vetëm pse ajo guxonte të denonconte vjedhjen, korrupsionin, dhunën, të denonconte aktet e Edi Ramës, korruptorit të tyre. Kjo aleancë, sado që i shkaktoi opozitës shqiptare goditjet më të thella që mund të kishte njohur një opozitë, e cila ja ku është sot, më e fuqishme se kurrë. Ne jemi sot më të fuqishëm se idealet tona kurrë nuk mposhten.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com