Loading...

BBV përfshin edhe politikën, Petrit Vasili fans i ‘zjarrtë’ i…

Petrit Vasili, deputeti i 362 votave, është ndjekës i edicionit të dytë të “Big Brother VIP”.

Vasili duket se është fans i zjarrtë i Kiara Titos, moderatores që ka nisur një histori romance me Luiz Ejllin.

Pëlqimi i deputetit të PL-së është zbuluar nga një koment i tij në rrjetet sociale.

Në një status ku njerëzit pyeten se si e vlerësojnë zgjedhjen e Kiarës për të dërguar në nominim Olta Gixharin, Dea Mishel Hoxhën dhe Tea Trifonin, Vasili ka shprehur qëndrimin e tij.

Ai përgëzon moderatoren, duke zbuluar kështu se nuk i pëlqen grupi i Oltës.

“Shumë zgjedhje e bukur. Bravo”, shkruan Vasili në koment.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com