Loading...

Varianti i ri i COVID, paralajmërimi i fortë nga eksperti Dasho: Vendin e presin kohë të vështira

Eksperti i Shëndetit Publik dr.Erion Dasho i ftuar në edicionin e pasdites me Megi Fagun në Syri Tv ka analizuar situatën në të cilën do të përballej Shqipëria nëse variant i ri i COVID19 do të përhapej në Shqipëri.

Dasho është shprehur se vendin tonë do e presin kohë të vështira nëse do të ndodhin një pandemi e dytë, pasi sistemi shëndetësor në Shqipëri rezulton i dështuar dhe se qeveria po bën gjithçka për ta shk atërruar atë.

Është një sëmundje relativisht e re. Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm se pandemia bëri një “skaner” të sistemit shëndetësor në Shqipëri. Në këtë skaner sistemi shëndetësor shqiptar rezultoi I sëmurë, inekzistent. 10 vitet e fundit kjo qeveri bëri gjithçka për ta shkatërruar sistemin shëndetësor. Ka krijuar disa struktura parasite siçjanë operatorët e shëndetit të cilat janë struktura q I takojnë sistemit britanik të menaxhimit të shëndetësisë por sistemi shëndetësor shqiptar ka funksionuar dhe vazhdon të funksionojë edhe sot si një system I ngjashëm me sistemin gjerman.

Kemi akoma reminishenca të sistemit komunist sepse ka centrlizim të theksuar që menaxhohet nga ministria dhe megjithëse flitet për autonomi, kjo autonomi ka vite që flitet dhe asnjëherë nuk aplikohet. Ne nuk na e kanë pasur fajin menazherët, fajin na e ka pasur politika. Në qoftëse ministria, nëqoftëse kryeministri nuk do linte ekspertët të flisnin, ashtu siç bëhej në të gjithë botës, por bënte vet ekspertin e kovidit dhe nëse ministri I shëndetësisë centralizon kopetencat, atëherë nuk ta zgjidhin problemin specialistët”, tha Dasho

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com