Loading...

Personazhi shumë i njohur e konfirmon gr abitjen nga pastruesja ‘Vip’

Vijimi i he timeve dhe këqyrja e sendeve të vje dhura në shtëpina e Rozeta Dobit ka nxjerrë detaje të tjera interesante për “operacionet” e saja të bujshme. Mësohet se një ndër unaza e vje dhura që u gjet në shtëpinë e Dobit i përket pikërisht Profesorit të njohur të Kr iminalistikës, Ervis Karamuço.

Karamuço konfirmoi se unaza me një dedikim të veçantë nga bashkëshortja i përket atij duke shpjeguar edhe rrethanat e pranisë së Donit në banesën e tij, ku duket se ka kryer edhe vj edhjen e këtij sendi.

“Unaza në fjalë më përket mua. Ka një dedikim: Ervinit me dashuri! Gruaja në fjalë ka qenë njëherë në shtëpinë tonë kur kemi lyer dhe duket se në atë moment ka kryer vje dhjen”, tha Karamuço duke shtuar se e kishte de noncuar hu mbjen e unazës, ndërsa pas arr estimit të Dobit është telefonuar nga po licia, të cilët u kanë konfirmuar gjetjen e sendit.

“E njohën për shkak të dedikimit. Më morën në telefon dhe më thanë që unaza u gjet”, theksoi ai.

Vetë Karamuço është shfaqur të paktën dy herë publikisht duke folur për rastin e vjedhjes nga pastruesja dhe djali i saj, por asnjëherë nuk ka pohuar publikisht se ka qenë edhe vetë viktimë.

Kujtojmë se ditën e djeshme, gazetari Elton Qyno tha se një personazh publik, i cili ftohet edhe në studiot televizive, kishte identifikuar dhe kishte tërhequr një unazë të personalizuar nga sendet e vje dhura që iu seku estruan pastrueses Rozeta Dobi.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com