Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Arabinë Saudite duke bërë që shumë besimtarë myslimanë të shqe tësuar, të citojnë vargje rreth ‘Ditës së Kiametit’.
Malet në dhe përreth qytetit të shenjtë të Mekës në Arabinë Saudite janë mbushur me gjelbërim pas disa javësh të reshjeve të dendura të shiut dhe përmb ytjeve të muajit të kaluar.
Agjencia Saudite e Shtypit ndau edhe një video në Twitter të enjten që tregon efektin e reshjeve të tepërta.
Rritja e bimësisë, e shkaktuar nga moti i ngrohtë si dhe nga shiu, është kapur edhe në imazhet satelitore të siguruara nga NASA.
Imazhet dhe videot e fenomenit të paprecedentë kanë qarkulluar në rrjetet sociale duke kapur në befasi shumë përdorues.