Loading...

Berisha: ‘ Çdo shqiptar e ka marrë vesh se ky vj edh, se është ha jdut kongjenital, i papërmbajtur’

Në konferencën e përjavshme për mediat, kreu i PD, Sali Berisha, de noncoi atë që ai e quajti te rror të kryeministrit Rama ndaj administratës përmes një aplikacioni që përllogarit liket.

Sipas Berishës kjo përbën një te rror psikologjik dixhital.

“Së fundmi, dua të d ënoj me forcën më të madhe, te rrorin dixhital mbi administratën shqiptare nga Edi Rama dhe qeveria e tij. Gjatë javës që shkoi është shpërndarë një aplikacion, që do e quaja aplikacioni i te rrorit dixhital, funksioni i të cilit është regjistrimi dhe përllogaritja e ‘like-eve’.

Ky përbën një te rror ps ikologjik dixhital. Ky vendim absurd, primitiv, u mor nga Edi Rama pasi e pa veten të tejkaluar tërësisht nga Berisha në bilancin e botës dixhitale. Me gjithë blerjen, me gjithë dhjetëra-mijëra euro që ka shpenzuar për të blerë ‘like’ dhe llogari false, kalon në një hap të paimagjinueshëm që të detyrojë punonjësit e administratës të bëjnë ‘like’ dhe t’ua masë këtë me aplikacion”-tha Berisha.

Kryedemokrati i bëri thirrje Mark Zuckerberg që të ndëshkojnë këtë praktikë të abuzimit të Ramës në rrjetet sociale.

“Unë i bëj thirrje Mark Zuckerberg, Elon Musk, të ndë shkojnë këtë praktikë të abu zimit në rrjetet sociale nga një njeri që nuk ka asnjë parim, që te rrorizon punonjësit e thjeshtë, dhe të heqin këtë të drejtë derisa të anulojnë këtë aplikacion famëzi të kontrollit të qytetarëve.

PD do konsiderojë në mbrojtje të qytetarëve shqiptarë, edhe një proces ndërkombëtar ndaj Edi Ramës për këtë çështje. Ky është te rror, ky është turp, ky është depersonalizim.

A mundet një mendje e mbrapshtë të shfr ytëzojë më shumë rrjetet dixhitale? Kur nuk e duan, nuk e duan. Arrogant, ha jdut, njeri që është bërë simbol i vj edhjes. Si mund ta duan njerëzit atë. Tani shpik aplikacionin, nëse nuk më bën ‘like’, ikën nga puna. Absolutisht. Mos vi dh, ky është i gjithë ilaçi. Çdo shqiptar e ka marrë vesh se ky vj edh, se është ha jdut kongjenital, i papërmbajtur”-tha Berisha.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com