Gjatë një interviste televizive, gazetari Artan Hoxha ka pohuar se prova e tij e publikuar mediatikisht, nxjerr komunikimet e pajisjeve radiomarrëse, mes një grupi prej jo më shumë se 10 personash, sikurse u shpreh.
“Në kanalin e radios kanë qenë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtori i Po licisë së Tiranës si dhe drejtues të gardës”, tha Hoxha që pohoi se vr asjet janë kryer me urdhër.
“Kjo provë tregon që vr asjet nuk janë bërë në zbatim të ligjit për përdorimin e ar mëve të zj arrit dhe rregullores së ga rdës. Kjo provë tregon se vr asjet janë bërë me urdhër. Kjo duhet het uar. Pse dhe kush i ka dhënë urdhrat dhe pse është zhd ukur ky material”, tha Hoxha per News 24.
Gazetari shtoi se kjo është një provë e re dhe SPAK duhet të nisë het imin.
“Më në fund kam gjetur një prove të re, e cila mendoj se është e pakundërshtueshme për të mos rifilluar he timin nga SPAK. U fshinë serverat. Ne kemi nxjerrë se si drejtuesit e gardës komunikojnë me radio, por më mbarapa pr okuroria nuk gjeti asgjë në radio. Në sallën operative nuk u gjet asnjë urdhër, asnjë komunikim mes drejtuesve të gardës dhe atij që u cilësua si grupi i zj arrit.
Kjo është një prove e pakundërshtueshme që vërteton atë që kemi thënë që në fillim”, tha Hoxha.