Ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë u ka bërë thirrje të rinjve shqiptarë që mos largohen me gomone në Angli.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale ambasada britanike shkruan se moti është i keq dhe të rinjtë që mund të marrin këtë rrugë, mund të hu mbin jetën.
“Duke u përpjekur për t’u larguar nga Shqipëria për në Mbretërinë e Bashkuar mund të hu mbësh edhe jetën nga kushtet e rre zikshme të motit. Mos rrez iko!”- shkruhet në postimin e bërë nga ambasada britanike në Tiranë.
Kujtojmë që në Britani prej disa kohësh është bërë diskutim emigrimi i pali gjshëm, e ku shpesh theksi është vënë tek shqiptarët.
Kryeministri britanik Rishi Sunak ka nënshkruar një marrëveshje me kryeministrin shqiptar Edi Rama për kthimin e emigrantëve të paligjshëm shqiptarë.