Zvicra e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, triumfoi me rezultatin 2-3 ndaj Serbisë, duke siguruar kualifikimin për në fazën e 1/16-ave të Kupës së Botës. Një ndeshje plot me emocione, teksa në fund ishin helvetët ata që festuan.
Golin e parë për Zvicrën e shënoi futbollisti me origjinë shqiptare Xherdan Shaqiri që i hapi rrugën këtij kualifikimi, teksa dy golat e tjerë u shënuan nga Embolo dhe Frojler.
Mitroviç dhe Vlahoviç shënuan për serbët, por kjo nuk mjaftoi, pasi kombëtarja ballkanase e mbylli grupin në vendin e fundit.