Greqia është go ditur sërish nga tërmete këtë të shtunë, në zonën e Evia, që vijon me një aktivitet të lartë sizmik.
Të rmeti i parë ka qenë me magnitudë 3.9 i shkallës Rihter dhe është ndjerë në orën 12:35 me kohën lokale. Të rmeti i dytë, me magnitudë 3.8, është ndjerë rreth orës 12:51. Sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, epiqendra ishte 8 kilometra në lindje-juglindje të Zarakon në Evia.
Në po të njëjtën zonë u ndjenë të rmete me magnitudë mbi 4 të shkallës Rihter pak ditë më parë, ndërsa sizmiologu kontravers grek Akis Tselentis, paralajmëroi se lë kundjet nuk mund të shpjegohen, pasi zona nuk njihet si një rajon me aktivitet sizmik.
“Nuk prisnim të ndodhte t ërmet në këtë zonë. Duket si një shkarje e vogël, por me të dhënat e tanishme nuk mund ta caktojmë sa. Pritet që me kalimin e ditëve dhe me mbledhjen e të dhënave të tjera të zbulojmë edhe rrethanat e këtyre të rmeteve të papritur në Evia”, tha ai pak ditë më parë.