Loading...

Parashikimi i motit për ditën e premte

Për ditën e premte vendi do të vijojë të ndikohet nga masat ajrore të qëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime e vranësira në mesditë e pasdite. Gjatë orëve të mëngjesit prani e mjegullës në lugina si dhe ngrica në zona malore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje 1-5m/s.

Valëzimi në dete i forcës nga 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore -3 deri 4°C

në zona e ulëta 0 deri 15°C

në zona bregdetare 2 deri 16°C

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com