Loading...

Ndryshime në kabinetin e Ramës! SHKARKOHET zv.ministri, ja kush emërohet

Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Gjergji Simaku është shkarkuar nga detyra. Në vend të tij është emëruar Endrit Molla. Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave ditën e sotme.

Gjergji Simaku mbante postin e zëvendësministrit në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë që prej muajit dhjetor 2020.

Vendimi:

LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDIMI/ Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PD për ngritjen e Komisionit Hetimor për çështjen “Becchetti”

Sekreti qëndron te sherbeti, HILJA që duhet të dini patjetër për bakllavanë perfekte!

V E N D O S I:

Gjergji Simaku, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Endrit Molla emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Vijon…

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com