Të dhënat nga Meteoalb dhe stacionet rajonale meteorologjike bëjnë me dije se se duke nisur nga e shtuna në mbrëmje deri të dielën, në rajonin e Shkodrës do të bien sasi të mëdha shiu, të cilat përllogariten në më shumë se 30 mm.
Edhe pse java ka nisur me diell për Shqipërinë, por nuk do të mbarojë kështu.
Madje, zona të caktuara të vendit, siç janë Shkodra dhe Lezha rrezikojnë sërish përmbytjet duke nisur nga e shtuna në mbrëmjes dhe e diela për shkak të reshjeve shumë të dendura që pritet të bien aty.