Një fëmijë në Kosovë ka një dëshirë ndryshe nga fëmijët e tjerë për Vitin e Ri.
Ai i ka shkruar një letër Babagjyshit, ku kërkon që të qetësohet situata në veri të vendit dhe që të ketë mundësi të jetojë pranë gjyshit dhe gjyshes.,
Këtë letër të tr ishtë e ka publikuar zëvendëskryetari i Kuvendit Komunal në veri të Mitrovicës, Skënder Sadiku.
“Dashni n’Veri. Kjo eshte letra drejtuar babadimrit nga nje fëmi nga veriu Ja arsyeja pse ne te “rriturit” duhet te kemi kujdes gjate aktiviteteve tona te perditshme, debateve, raportimeve e deri te bisedat e rendomta. Kujdes maksimal per ata qe i kemi ne perkujdesje !!!Jeta vazhdon !!!” shkruan ai në postimin e tij.
Ndërsa në letren fëmijës shkruhet “Babadimër kam një dëshir për ty. Të rregullosh situatën në pjesën veriore dhe të jetojë e lumtur me familjen pranë gjyshit dhe gjyshes”.