Jo vetëm dashuri, por edhe llogari. Një djalë e ka zbatuar këtë ide fjalë për fjalë. Ai ka krijuar një tabelë në Excel për të dokumentuar saktësisht shpenzime për shpirtin e tij binjak.
Ai vendosi të llogariste gjithçka që shpenzonte për të dashurën e tij me një tabelë Exceli… deri në qindarkën e fundit.
Ish-e dashura e djalit, e quajtur Maddy, më pas bëri një video në TikTok për të ndarë idetë me përdoruesit.
Ajo shkroi te videon: “Kur ish-i dashuri im më çoi detyrimin prej 3 dollarësh për një banane dhe një copë buke dhe më dërgoi tabela mujore në Excel të parave që i detyrohesha nuk e kisha idenë se kështu funksiononin marrëdhëniet normale.”
Maddy shpjegoi se ishi i çonte tabelat çdo muaj dhe madje ishin të dallueshme me ngjyra për ta bërë më të lehtë për të që të shihte se çfarë i detyrohej atij. Ndaj kujdes! Bëjeni mend mirë.