Mjalti mund të bëjë pothuajse çdo pjatë më të shijshme nga pula e pjekur dhe peshku te buka dhe ëmbëlsirat. Hulumtimet e reja kanë treguar se mjalti gjithashtu mund të përmirësojë nivelet e sheqerit në gjak dhe kolesterolit, megjithëse disa lloje mund të jenë më të mirë se të tjerët, raporton Eat This.
Studiuesit nga Universiteti i Torontos, rezultatet e studimit të të cilëve u botuan së fundmi në Nutrition Revieës, vendosën të përcaktojnë se çfarë efekti mund të ketë mjalti në faktorët e rre zikut kardiometabolik.
Studiuesit u fokusuan në 18 teste të kontrolluara që përfshinin më shumë se 1100 pjesëmarrës dhe që zgjatën dy muaj. Rezultatet treguan se konsumimi i mjaltit ka një efekt pozitiv në shëndetin kardiometabolik, si ulja e sheqerit në gj ak dhe nivelet e kolesterolit.
Te pjesëmarrësit që konsumonin mesatarisht dy lugë mjaltë çdo ditë, u vu re se mjalti i papërpunuar dhe me lule ishte shkaku i shumë përfitimeve shëndetësore. Nga ana tjetër, mjalti i përpunuar nuk ishte aq efektiv.
“Këto rezultate janë befasuese sepse mjalti përmban rreth 80 për qind sheqer, kështu që mund të mos ketë kuptim që diçka kaq e ëmbël ul sheqerin në gja k dhe nivelet e kolesterolit. Por mjalti është gjithashtu një përbërje komplekse e sheqernave, proteinave, aci deve organike dhe të tjera të zakonshme dhe të rralla. Komponimet bioaktive që kanë shumë të ngjarë të kenë përfitime shëndetësore”, shpjegon Tauseef Khan, studiues i hulumtimit të përmendur dhe bashkëpunëtor kërkimor i shkencave të ushqyerjes në Universitetin e Torontos.