Rrokada mes Partisë Demokratike dhe televizionit Top Channel, ku “shkëmbyen” Ori Nebiajn me Grida Dumën mori jo pak vëmendje muajt e fundit.
Orin e kemi parë edhe më parë në politikë, por Grida Duma ishte për herë të parë në televizion si moderatore.
E ftuar mbrëmjen e djeshme në “Goca dhe Gra”, Grida u pyet për Ori Nebiajn si politikane dhe “këshilla” e Dumës për zëvëneduesen e saj ishte kjo:
“Ori është hyrje e bukur. S’kam këshilla. Gjëja e fundit që bëj është moralistja. Uroj shumë që ta jetojë ajo vetë. Është eksperiencë shumë e rëndësishme.”