Përkeqësimi i kushteve të motit gjatë ditëve në vijim ka vënë në lëvizje autoritetet e menaxhimit të trafikut detar në Vlorë, të cilët njoftuan për ndalimin e lundrimit të të gjitha mjeteve të vogla lundruese apo peshkarexhave përgjatë ditës së sotme dhe nesër në rastet kur do të dalin jashtë Gjirit të Vlorës.
Nëse do të lundrojnë brenda Gjirit të Vlorës duhet që të marrin në konsideratë motin e keq dhe marrjen e masave në raste të tilla.
Parashikohet që gjatë ditës së sotme dhe nesër, deti të arrijë një forcë 5-6 bft, ndërsa dallgët nga 1 deri në 1.5 metër brenda Gjirit të Vlorës dhe nga 1.5-3 metra jashtë Gjirit të Vlorës, kurse forca e detit do të jetë më e madhe.
Njoftimi zyrtar:
ËSHTË NDALUAR DHËNIA E LEJE-NISJES E TË GJITHA MJETEVE TË VOGLA LUNDRUESE , ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË JASHTË GJIRIT TË VLORËS DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.
MJETET E VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJET E PESHKIMIT QË OPEROJNË BRENDA GJIRIT TË VLORËS TË KENË NË KONSIDERATË KUSHTET E PARASHIKUARA TË PËRKEQËSUARA DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.
Jane njoftuar drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe të merren masat për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 09-10-11 dhjetor 2022.
Anijet e transportit ndërkombëtar detar vazhdojnë të operojnë normalisht.
Përmisimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 11 dhjetor 2022 ora 12:00.