Zvicra e ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër ndaj Serbisë për herë të dytë radhazi dhe për herë të dytë radhazi e eliminoi Serbinë.
Helvetikët triumfuan 3:2 ndaj Serbisë, duke u kualifikuar në 1/8 e finales së Kupës së Botës.
Në rrjetin social “Twitter” është shpërndarë një video ku shihet një tifoze teksa shoqërohet jashtë stadiumit duke bërë shqiponjën.
Insport mëson se kjo tifoze është Anila Mahalla. Edhe para fillimit të ndeshjes kanë qarkulluar disa pamje të tjera të konflikteve verbale mes tifozëve shqiptarë dhe atyre serbë.