Loading...

3 njerëz të medias hu mbasin jetën brenda pak ditëve, detajet

Botërori i Katarit është drejt fundit teksa nesër dhe pasnesër do vijojnë dy ndeshjet gjysmëfinale, aty ku do mësohet edhe finalja e madhe e së dielës (16:00). Ndërsa të gjithë janë fokusuar te futbolli, në Katar kanë ndodhur disa ngjarje të rënda.

Një tjetër njeri i medias, Roger Pearce ka nd ërruar jetë ndërkohë që ishte një krye të punës për kanalin anglez “ITV Sport”. 65 vjeçari mbulonte rolin e drejtorit teknik dhe raportohet se ka nd ërruar jetë në 21 nëntor para ndeshjes SHBA – Uells. Lajmi merr rëndësi të madhe pasi më herët dy pjesëtarë të medias kanë nd ërruar jetë. Lajmi për vde kjen e Roger Pearce konfirmohet nga Nail Stainsby, gazetar i BBC.

Më herët nga Katari u raportua se edhe reporteri Khalid al-Misslam i cili punonte për televizionin Al-Kass nd ërroi jetë të diel në mënyrë të papritur. Pak ditë më parë u raportua edhe vd ekja e gazetarit amerikan Grant Wahl pas një ataku në zemër ndërsa ishte në komentin e ndeshjes Holandë – Argjentinë.

Khalid al-Misslam – Grant Wahl

Mediat amerikane thanë se Wahl u rikthye në vendin e tij gjatë kohës shtesë përpara se gazetarët e tjerë të thërrisnin për ndihmë. Shërbimet e urgjencës mbërritën shpejt në vendngja rje, por ai ndërroi jetë më vonë në mënyrë tra gjike.

Gazetari po mbulonte mampionatin e 8-të Botëror dhe u bë i njohur në shumë në turne kur pretendoi se iu refuzua hyrja në një ndeshje, pasi kishte të veshur një bluzë me ngjyrat e LGBT. Menjëherë pas vdekjes, vëllai i tij, Erik, pretendoi se vëllai i tij ishte vr arë për shkak të kritikave të vazhdueshme ndaj regjimit të Katarit.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com