-Aktorja dhe aktivistja Kaltrinë Zeneli ishte ajo e cila bëri publike videon e dhu nimit të së moshuarës Minire Nura, duke u dhu nuar nga infermieret në shtëpinë e të moshuarve “Orenda” në Pejë. Ajo ka thënë se është kë rcënuar nga një person pasi publikoi këtë video.
“Veç mos të pafsha në rrugë se kam me t’mb yt”, ka qenë njëri ndër mesazhet kër cënuese, për të cilin Zeneli tregoi në një emision në KTV.
Ky rast ka tronditur opinionin, kurse deri më tani policia ka arrestuar tri infermiere, të cilave u është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh. Për këtë rast ka shkruar edhe gazeta britanike “Daily Mail”, e cila e ka quajtur tronditëse këtë ngjarje.
Ke qtrajtimi i të moshuarës në qendrën “Orenda” në Pejë ka tronditur opinionin publik dje pas videos së publikuar në rrjet ku e ëma e një dëshmori të UÇK-së, Taulant Nurajt, Miniere Nuraj kishte rënë pre e dhunës shtazarake nga kujdestarja Aurona Pelaj. Infermierja Aurona Pelaj bashkë me 2 nga shoqet e saj është arre stuar ndërsa në hetim është vajza e katërt. De bati ka përfshirë edhe Shqipërinë në lidhje me situatën nëpër qendrat e kujdesit të të moshuarve.