Vendi ynë gjatë paradites do të jetë me kthjellime dhe kalime të pakta të vranësirash, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat veriore.
Por pas mesdite vranësirat do të theksohen gradualisht, ku pasditja do të sjelli dhe reshjet e para në zonat veriore. Mbrëmja dhe nata do të gjenerojnë reshje shiu në një pjesë të mirë të territorit.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 24°C.