Anton Rasaj, pronari i azilit “Orenda”, ku u dhu nua e moshuara Minire Nur, ka bërë me dije se infermierja Aurona Pelaj, nië ditë para se të publikohej video ku ajo shfaqet duke dhu nuar të moshuarën, kishte dhënë dorëheqjen.
“Ishte dy muaj e gjysmë e punësuar te ne. Një natë më përpara se të dhu nonte të moshuarën ka dhënë dorëheqjen nga puna. Më informoi se nuk do të punonte në azil. Kishte për të vazhduar masterin. Kishte thënë se nuk ka mundësi që të bënte dhe shkollën dhe punën.
Ne kemi një rregullore për pranimin e punonjësve të reja. Infermieret kanë qenë me nivelin e arsimit që i nevojitet qendrës tonë. Ne punojmë me tre turne. Punohet nga 8 orë në ditë për secilin me një orë pushim”, u shpreh ai.
Më tej ai tha se do të respektojë vendimin e Prokurorisë për pezullimin e punës së azilit edhe pse e ka konsideruar të padrejtë.
“Kam marrë email që nga 7 nëntori të pezullohet puna në institucionin tonë. Vendimin do e respektoj, ka forma të tjera ankese. E kam konsideruar të padrejtë vendimin që është marrë ndaj azilit”, tha ai në një intervistë për Euroneës Albania.