Zhaneta Nura, e bija të moshuarës ndaj të cilës u ushtrua fo rcë në azilin e të moshuarve në Pejë “Orenda” ka thënë se është pa fjalë me atë që i ka ndodhur nënës së saj.
Nura ka thënë se menjëherë pasi pa videon, e cila u shpërnda sot në media, e ka tërhequr menjëherë nënën e saj nga kjo qendër.
Ajo ka thënë se para 4 ose 5 ditësh kishte vërejtur shenja në fytyrën e nënës.
“Minimumi një herë ose dy herë në javë e kam vizitu nënën. Tash para 4-5 dite kam qenë në rezidencë, në herën e fundit, e kam parë një shenjë në faqe, por s’më ka shkuar mendja që ka nga ato lloj në një rezidencë me standarde zivcerane”, ka deklaruar ajo.
“Kam qenë në punë kur më ka ardhë video. Mamën e kam tërhequr automatikisht prej aty dhe tani shpresoj që drejtësia ta qes në dritë këtë punë. Nënës time i ndodhi, por mos t’i ndodh dhe të tjerëve”, ka thënë ajo për rtv Dukagjinin.
Nura ka deklaruar se për strehimin e nënës së saj në këtë qendër, familja e saj ka paguar 600 euro për muaj, duke i bartur edhe shpenzimet e veshmbathjes dhe terapisë mjekësore.
PROMOTED CONTENT