“Zoti drejtor, unë besoj që brenda 100 ditëve p olicia duhet të dalë nga udhëkryqi që ndodhet dhe sikur e ka pasur paraardhësi juaj, të plotë dhe pa kushte,” ishin fjalët e Ramës, kur kryepolici, Muhamet Rrumbullaku mori postin e e sapo lënë bosh nga Gledis Nano.
Tashmë kanë kaluar 65 ditë, nga afati i Edi Ramës, por ende asnjë e re dhe asnjë gjurmë nga zhd ukja e “mbretit” të basteve Ervis Martinaj. Në 30 ditët e para të postit, Rrumbullaku ka ndarë disa detaje nga zhd ukja e Martinaj ku është shprehur se e dinte fatin e tij, por po priste grumbullimin e pro vave.
Edhe pse ka kaluar më shumë se një muaj nga deklarata e fundit e mbledhjes së provave, ende po licia he ziton të flasë për fatin e Martinajt, ku duket se s’kanë mbledhur prova mjaftueshëm.
Por kanë mbetur vetëm 35 ditë për Muhamet Rrumbullakun dhe duke sikur do të jenë dhe ditët vendimtare për të vendosur dhe pikat mbi “i” për jetën e Martinajt.
Gja llë apo vde kur, këtë do e thonë provat e pol icisë./Shqiperiaime