Në rubrikën “Shihemi në Gjyq”, tek E Diela Shqiptare ka qenë Besniku me partneren e tij Dorinën. Dorina tregon se janë njohur me shkues dhe ka shkuar dy herë në Gjermani, kur Besniku jetonte andej në azil. Më pas ka ardhur në jetë edhe vajza e tyre. Ata kanë rreth 1 vit e gjysmë që janë njohur dhe brenda kësaj kohe kanë sjellë në jetë edhe vajzën.
Besniku shprehet i pa kënaqur nga partnerja e tij, sepse ajo nuk dëshiron të martohet. Sipas tij, ajo nuk do të martohet se tani i kanë mbaruar të gjithë Lekët që ka pasur, ndërsa Dorina, shprehet se nuk martohet sepse do që të ketë një familje të qetë. Besniku ka pr obleme me ish-vjehrrën, ku i ka shkuar po licia dy herë tek shtëpia. Ajo do që të ketë një familje dhe jetë të qetë me Besnikun dhe jo të ketë pr obleme nga e kaluara e tij.
Eni Çobani: Edhe 1 vit e gjysmë pak është. Kaq shpejt e njohe zonjën ti që bëre dhe fëmijën?
Besniku: Siç erdhi, u zu dhe fëmija, të flasim popullorshe, që atë ditë që erdhi u zu fëmija, domethënë e lashë shtatzënë.
Ardit Gjebrea: Një në farë mënyre u zunë, po…
Besniku: E lashë shtatzënë me dëshirën e vetë.
Dorina: Nuk dua familje me pr obleme zoti Ardit, se unë jam dj egur një herë.
Ardit Gjebrea: Ku janë pro blemet me zotërinë?
Dorina: Ka ardhur dy herë po licia në shtëpi.
Ardit Gjebrea: Pse?
Dorina: Sepse e ka den oncuar ish-vjehrra. Unë nuk kam punë fare me pr oblemin e këtij. Unë dua qetësinë time.
Besniku: Këto pr obleme do t’i zgjidh unë, personi i hallit. Unë dua të di, pse ti nuk pranon martesë me Besnik Sylën, pse?
Dorina: Martesë nuk kam për të pranuar fare, pa zgjedhur pro blemin tënd.
Besniku: Nuk të pëlqej më si njeri, apo më ke lënë mua me xhepa kështu? (tregon xhepat e xhaketës bosh). Deri dje kur kisha para më deshe ti mua. Të jepja Euro unë ty, psonisje vetë, kurse unë merrja 5 Euro. 5 Euro merrja me vete në punë.
Dorina: E ke gabim.
Besniku: Tani nuk e do më Besnikun se nuk ka më para.
Dorina: Unë dua qetësi. /tvklan.al