-Ish-drejtori i Po licisë së Shtetit, Gledis Nano është një nga 40 fituesit e degës së Masterit Ekzekutiv në Kr iminologji, pranë Fakultetit të Drejtësisë. Tashmë Nano iu është rikthyer studimeve në degën e Kr iminologjisë në Universitetit të Tiranës.
Kështu, pas largimit nga drejtimi i Po licisë së Shtetit, Nano do fokusohet tek studimet. Emri i tij renditet i 4-ti në listën e fituesve:
Nano është diplomuar në Akademinë e Po licisë “Arben Zylyftari” në vitet 1999- 2002, ku pas diplomimit ka marrë titullin “Specialist i Lartë Po licie”. Në vitet 2006- 2009 është diplomuar me titullin “Jurist”, ndërsa në vitet 2009-2011 ka kryer studime pasuniversitare në fushën juridike pranë Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Shkodër.