Me de bate ka nisur seanca e sotme e Kuvendit, ku për disa minuta kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bllokuar edhe foltoren e Kuvendit. Ndërkohë Berisha shkëmbeu replika edhe deputetët të maxhorancës.
Një prej tyre ishte edhe Eduard Shalsi, i cili i kujtoi Berishës se në rend të ditës ishte edhe pika e buxhetit, jo vetëm projekti për Portin e Durrësit.
Menjëherë Berisha iu drejtua Shalsit: “Ose zbaton i rregulloren ose ne do të rrimë këtu non stop, 24 ose 48 orë”.
“Shalsi sa apartamente të humbën kur ishe në bashki? Më thauj këtu, më thuaj. Sa apartamente t’i morën? 8 apartamente ia morën. Nuk ka gjë se do t’i kompensosh tek Porti i Durrësit”, u shpreh Berisha në fjalën e tij në Kuvend.