Pasi hu mbi shikimin në vitin 2006, për shkak të temperaturës, Gëzim Hima nga Elbasani jeton i vetëm pasi u br aktis nga dy vajzat e tij.
Ai iu drejtua shqiptarëve me një apel në ekranin e FaxNews, ndërsa thotë se nuk kërkon shumë, por thjesht një strehë sa për të futur kokën.
“Kështu siç jam nuk e dua jetën, më mirë të vd es. I drejtohem qeverisë, bashkisë për ndihmë. Njëherë jam i ngrënë, njëherë i pangrënë. Endem rrugëve, nuk kam asnjë njeri. Nuk kam asnjë lloj marrëdhënie, sepse po të kisha marrëdhënie familjare nuk do arrija këtu. Unë po kërkoj ndihmë shpirtërore, një kasolle…. Shikimin e kam hu mbur në 2006 nga temperatura e lartë. Kam përfunduar enda cak, rrugëve. Arsyeja që unë ndodhem rrugëve është ve rbëria”, tha ai.
Ai i bëri thirrje kryeministri Edi Rama, të cilit i kërkoi më shumë vëmendje për këtë kategori qytetarësh që jetojnë në kushte të vështira dhe shpeshherë të br aktisur nga vetë të afërmit e tyre.
“I drejtohem kryeministrit të Shqipërisë, të mos thotë se kemi rrit pensionin. 135 mijë lekë të vjetra pension marrë. Duke parë emisionin tuaj u bëra kurioz. Në radhë të parë shtetit i drejtohem për ndihmë”, shtoi ai.