Loading...

Sejamini ngre al armin: ‘Me të dhënat e vje dhura mund të klonosh identitetin’

Analisti Neritan Sejamini, ka folur mbrëmjen e sotme në emisionin “Të Paekspozuarit” për publikimin e databazës së personave të dyshuar nga hak erat iranianë dhe ka listuar të gjithë të dhënat që u janë vje dhur shqiptarëve.

Sejamini tha se situata është shumë e rë ndë dhe se të dhënat mund të keqpërdoren dhe abu zohen, por se deri tani askush nuk ka marrë përgjegjësi për atë që ka ndodhur.

“Të gjithë të dhënat tona janë të hapura në publik. Sot, në një pjesë të mirë të vendeve të botës, mund të hapësh llogari bankare, pa vajtur fare fizikisht. Pasojat e këtyre janë të jashtëzakonshme. Ne jemi të rre zikuar, sepse nuk e kuptojmë që të dhënat tona personale, gjeneralitetet, numrat e ID, me këto kopjon identitetin e çdokujt, merr kredi, hyn në borxhe. Të gjithë këto gjëra që qeveria kalon kështu, këto kanë pasoja. Shyqyr që në Shqipëri nuk kemi sisteme të tilla dhe jemi të pazhvilluar. Duhet të falënderojmë zotin që jemi vend i pazhvilluar në shërbimet dixhitale.

Të dhënat tatimore janë vjedhur, pagat janë vj edhur, target janë vje dhur, ID, telefonat janë marrë nga patronazhitët.

Të dhënat e TIMS janë vj edhur. Të dhënat po licore janë vj edhur. Së fundmi kemi të dhënat e njerëzve të dy shuar apo h etuar. Kjo është histori që nuk ka mbaruar. Në cdo shtet të botës do të ishte prob lem i madh dhe kat astrofë. Sot në Shqipëri, me të gjithë këto skandale dhe vjed hje të të dhënave tona, nuk kemi asnjë lloj përgjegjësie administrative. Nuk di të jetë pushuar një IT, një përgjegjës, një polic, askush. Ne duhet të kërkojmë llogari qeverisë.

Ne mund ti mbyllim këto me log jikën e ar mikut, që ka bërë agre sion Irani dhe nuk kemi cfarë të bëjmë.

Raporti i Microsoft thotë se iranianët kanë hyrë nëpërmjet një pike të dobët që është neglizhuar. A është analizuar kjo gjë? Sa pika të tjera ka? A janë nxjerrë mësime? A ka mbajtur njeri përgjëgjësi?

Ne e mbyllim me ato që thotë Rama”, deklaroi Sejamini.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com