Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hapur sot llogari në rrjetin social, “TikTok”.
Në videon e tij të parë në “TikTok” Berisha ka ftuar qytetarët ta ndjekin në kanalin e tij zyrtar.
Sapo ka bërë postimin në “Facebook”, të shumta kanë qenë reagimet e ndjekësve të tij, teksa shkruajnë se nuk do të gjejë përballje me Edi Ramën, të cilin e përmend thuajse në çdo dalje publike.
“Konkurrencën e ke me Diamantin blu dhe me ujkun e Shijakut”, i shkruajti një komentues për 2 personazhe që janë bërë viralë në rrjete sociale.
“Hyn m’bas 00:00 me Aleks Vishën, Lozakun e këta, tregoju kush o nana dhe baba i ‘tiktok’-ut”, shkruan një tjetër