Drake ka hedhur një shumë të konsiderueshme parash për aksionin sportiv të kësai fundjave. Reperi kanadez ka vënë një bast prej 617,467 eurosh nëse Arsenali dhe Barcelona do të mposhtin Leeds dhe Real Madridin. Ai mund të fitojë 2.8 milion euro nëse parashikimi i tij del.
Katalanasit do të veshin fanella me logon e OVO (markës së reperit) gjatë El Clasico të së dielës kundër Real Madridit, si pjesë e marrëveshjes së tyre të sponsorizimit me Spotify. Logoja, e përdorur në gamën e veshjeve të tij dhe labelin diskografik, është zgjedhur për të zëvendësuar stemën Spotify.
Kjo erdhi për të festuar 50 miliardë transmetimet e këngëtarit kanadez në shërbimin e transmetimit – diçka që asnjë artist tjetër nuk e ka arritur.