Pas takimit me fermerët, kryeministri zhvilloi një takim me të rinjtë e Fierit.
Teksa po fliste për arsimin dhe mundësitë që u ofrohen të rinjve për tu zhvilluar në Shqipëri, Rama nuk kurseu batutat me një adoleshent, që ishte prezent në takim.
Pjesë nga batutat e Ramës me adoleshentin:
“Mos më duartrokit mua dhe më kthehesh andej duke qeshur, mos ma fut kokën në kapuç, sepse po të erdha të kap është më keq. Hajde, hajde. Nejse ik ulu atje dhe mos bëj më numra. Me siguri e ka dhe ai një talent, por sa ta zbulojë.”