Presidenti Bajram Begaj do të mbledhë sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare.
Mësohet se në fokus të mbledhjes do të jenë sulmet kibernetike nga Irani. Pjesë e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare do të jetë edhe vetë kryeministri Edi Rama e ministrja e jashtme, Olta Xhaçka, ministri i Mbrojtjes Niko Pelesh si dhe ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.
Sot është dorëzuar në Kongresin Amerikan rezoluta që dë non su lmet kibernerike të Iranit ndaj Shqipërisë.
Kongresmenët amerikanë Ritchie Torres, Robert Aderholt, Jim Himes dhe Lisa Mc.Clain kanë dorëzuar rezolutën që kërkon vazhdimin e vendosjes para përgjegjësisë të Iranit që organizoi sulmet si edhe bën thirrje për forcimin e mbrojtjes kibernetike të Shqipërisë.