Loading...

‘Pavarësisht të gjithave, unë do ta kisha ruajtur Gent Pjetrin dhe nuk do u kisha servirur shqiptarëve një imazh të ndryshëm’

Një intervistë e rrallë, pas shumë kohësh “zhd ukje” nga ekrani e Gentjan Pjetrit osë siç e njohin të gjithë Doktorit të Fiksit ka prekur mbarë publikun.

Figura e tij mbahet mend ndër më sarkastiket e ekranit, por nuk u shfaq aspak i tillë në këtë dalje të fundit.

Doktori tregoi se ka kaluar në ishemi cerebrale në momentin që është hequr nga puna në ekran, nga Fiks Fare, kur prej kohësh e thërsinin me epitete që nuk i kanë pëlqyer aspak.

“Jeta ime është për të qeshur!”, tha ai ndër të tjera ku nuk i mbajti dot as lotët.

Pas kësaj interviste ka reaguar Kozeta Kurti, ish-kolegia e Doktorit në radio e cila shprehet se po të ishte në dorën e saj do t’i kishte lënë publikut në memorie Doktorin e dikurshëm.

“Pavarësisht të gjithave, unë do ta kisha ruajtur Gent Pjetrin dhe nuk do u kisha servirur shqiptarëve një imazh të ndryshëm, regresist për 1 milion arsye nga ai që ata mbajnë mend…. Për më tepër, duke qenë e bindur që do ta bëja mish për top për ca klikime të qelbura nëpër portale.

Dhe do ta bëja, edhe po të mos e kisha mik e koleg!”, shkruhet në postimin e saj ku e ka shoqëruar me disa foto nga kohët e vjetra.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com