Do të mbetet territori shqiptar në ndikimin e presionit të lartë atmosferik duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar zonat malore të cilat do të kenë kalime vranësirash të lehta. Sipas MeteoAlb, parashikohet që orët e pasdites të shtojnë vranësirat në zonat malore përgjatë kufirit Lindor duke lënë në ndikimin e motit të kthjellët ultësirën perëndimore. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të bien me 2 gradë në orët e para të mëngjesit por mesdita nuk sjell ndryshim të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 28°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi verior- Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 3 ballë.