Deputeti i partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka dalë në një deklaratë për mediat ku ka denoncuar rritjen rekord të çmimit të naftës dhe i ka bërë thirrje qeverisë të ulë taksat për të lehtësuar qytetarët.
Vasili tha se vendet e tjera të rajonit, e kanë të paktën 25% më të lirë çmimin e naftës që në Shqipëri shënoi tjetër rekord ditën e djeshme pasi një litër do të shitet me 245 lekë.
“Rritja e çmimit të naftës, çmim i vendosur nga një ba ndë ha jdutësh dhe ma fiozësh. Pasqyra është çmimet në Maqedoni, Kosovë, dhe Mal të Zi, të cilët kanë mundësi shumë më të pakta se Shqipëria por kanë qeveri të përgjegjshme dhe jo një bandë ma fiozësh. Çmimi i naftës në këto vende është të paktën 25% më lirë se tek ne.
Zhvayen qytetarët e thjeshtë, do të shkojë tek pompat e karburanteve dhe do të paguajë për hajdutët e qeverisë. Ka mundësi për ndërhyrje. Prej 7 muajsh, PL ka depozituar propozimin e projektligjit për heqjen e yaksës së qarkullimit dhe karbonit për të lehtësuar çmimin. Mafia e qeverisë e ka bllokuar tërësisht dhe nuk e bën të mundur as shqyrtimin”-tha Vasili.