Deputetja Monika Kryemadhi ka habitur me një deklaratë të bërë mbrëmjen e sotme, teksa ka folur për paditë e ngritura në SPAK ndaj saj dhe familjes së saj, njëra prej të cilave është për ndërhyrjet estetike me para të padeklaruara.
Kryemadhi tha se nuk i frikësohet SPAK, ndërsa deklaroi se do t’i bëjë “live” operacionet për fytyrën dhe trupin që të marrë klikime si vajzat e reja.
“Do t’i bëj operacionet plastike, nëse do të jetë nevoja. Rama dhe Veliaj edhe va rrin e babait tim po ta hapin nuk do të gjejnë asgjë të padeklaruar. Me këtë gjë kanë bërë kundër meje dhe familjes sime duan të mbulojnë aferën e inceneratorëve.
Merren me fytyrën time. Ditën që do të bëj operacion fytyrën dhe trupin, do t’i bëj “live” që të marr dhe unë disa klikime si këto vajzat e reja. Gjëja më e shë mtuar e gjithë kësaj është se nuk kanë argument politik, unë i di të gjitha se çfarë bëjnë, ku shkojnë, por unë nuk merrem me ta. Mua nuk kanë se çfarë më bëjnë më”, theksoi ajo.