Fatkeqësisht konsumimi i lën dëve na rkotike nga të miturit është rritur shumë vitet e fundit dhe kryesisht në gjimnazet dhe shkollat 9-vjecare të kryeqytetit. Ku prindërit nuk dinë asgjë se çfarë ndodh me fëmijët e tyre, ndërsa mësuesit nuk mbajnë asnjë përgjegjësi kur shohin se në shkollë kons umohen lëndë na rkotike nga të miturit. Pavarësisht se kjo duhet të ishte një situatë alarmante duket se shkollat janë kthyer në vende ku të miturit përgatiten për tu bërë konsumatorë apo shitës të na rkotikëve.
Për emisionin “Vetting” 20-vjecari trondit me rrëfimin e tij, ai thotë se e ëma e ka kapur disa herë me cigare ha shashi ndërsa i ati nuk e di, pasi është gjithë kohës në punë, në shkollë ai thotë se mësuesit e kanë parë disa herë, por thjeshtë e kanë këshilluar se nuk të bën mirë.
“Kam shkuar shumë herë në klasë me hashash edhe e kam pirë tek cepi i shkollës. Ka pasur raste që na kanë ka pur mësuesit, po licia më rrallë por mësuesit shumë herë. Na kanë thënë që mos e pini, por tani ne jemi në botën tonë.
Raportin me familjen e kam normal, babi shkon në punë edhe mami, motra shkon në shkollë ndërsa unë rri rrugëve. Marrëdhëniet i kemi të mira, familja nuk e di se unë bëj këtë gjë as nuk ka për ta marrë vesh ndonjëherë, mami më ka zënë bishta cigaresh por i kemi sqaruar gjërat, ndërsa babi nuk e di sepse në rast se babi do e merrte vesh ne marrim fund, as punë as asgjë më mbyll në shtëpi”.
Kështu nis rruga e kr imit për shumicën e të rinjve që janë tashmë kontigjent i grupeve kri minale nëpër rrugët e Shqipërisë dhe përtej kufijve të saj.