Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Xhafer Thaqi, ka thënë se disa ish-konkurente të tjerë të këtij emisioni, janë berë pjesë e një aplikacioni me pagesë, ku njihen me “Bosët”.
Ai tregoi mbrëmjen e djeshme në “Ora News”se edhe ai vetë ishte regjistruar njëherë në këtë aplikacion, por mendoi se kjo ishte një shaka.
“Më rregjistruan njëherë shokët e mi me shaka në këtë aplikacion. Papritur shoh një vajzë që ka qenë te Përputhen dhe është shumë e famshme.
mendova mos ishte adresë fallco, por ajo kishte shënuar të gjitha të dhënat e saj, përfshirë Instagramin dhe Snapchatin.
Ai është aplikacion +18, që meshkujt duhet të paguajnë që të takohen me këto vajza”, u shpreh Thaqi.