Një emigrant shqiptar, ka treguar për mediat peripecitë që i është dashur të kalojë për të mbërritur në Angli, ku aktualisht punon në një “shtëpi b ari”.
Ai tregon se pas mbërritjes në Angli, ka qëndruar 3 ditë në një kamp dhe më pas e kanë transferuar në një hotel, ku edhe ka komunikuar me të afërmit.
“Kemi ndenjur 3 ditë në kamp. Më pas na transferuan në hotel. Arrita të flisja me disa njerëz të mi që janë këtu dhe kanë ardhur e më kanë marrë. Nga kampi na nxorën vetë, na çuan në hotel dhe pastaj dola nga hoteli dhe më patën sugjeruar disa njerëz që t’i takoja”, shprehet ai për A2 CNN. I riu deklaron se me kultivimin e kan abisit ka filluar të merret për shkak se i duhet të plotësojë paratë për borxhet që ka marrë për udhëtimin ile gal.
“Jemi marrë sepse për të paguar lekët e rrugës kemi marrë borxh. Dhe jemi detyruar që të merremi se s’bën më këtë lloj pune që të bëjmë pagesën e atyre personave sa më parë pasi i kam thënë që do t’ia kthej sa më parë”, tregon ai.
Shqiptari thekson se në total rruga i ka kushtuar rreth 17 mijë paund, përtej vështirësive që i ëhstë dashur të kalojë.
“Më ka kushtuar goxha… vajti diku tek 17 mijë paund. Mu desh gati një vit për ta shlyer këtë detyrim. Dhe shumë fitimprurëse nuk është pasi ka shumë mënyra…s’të lë shteti, s’të lënë barbonat, ka shumë peripecira, shumë rreziqe”, nënvizon i riu.