Kosova për herë të parë sot ka pasur të drejtën e fjalës në Asamblenë e Këshillit të Evropës.
Fjalimi i parë i Kosovës në KE është pritur me duartrokitje, derisa nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, ka folur në emër të shtetit, i cili në maj të këtij viti ka aplikuar të bëhet anëtar në këtë mekanizëm evropian.
Gjatë fjalimit, Bogujevci ka treguar se është e mbijetuar e një m asakre gjatë luf tës, ndërsa ka shprehur mbështetje për Ukrainën.
“Vetë jam e mbijetuar e një mas akre gjatë lu ftës së fundit në Kosovë. Të gjithë ne jemi me ju në këtë lu ftë dhe shpresojmë që të marrë fund sa më parë dhe drejtësia të triumfojë”, është shprehur ajo.
Me “Slava Ukraini”, e ka mbyllur fjalimin e saj Bogujevci.
Ky po konsiderohet si moment historik për Kosovën.