Për të dytën herë brenda 9 ditësh, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka telefonuar shefin e Kremlinit, Vladimir Putin, dhe këtë radhë, biseda, kishte një sens të shtuar ugjence.
Nga sa pohojnë burime në Turqi, Erdogan edhe një herë i ka treguar Putinit se Ankaraja është e gatshme të ndërmjetësojë mes Rusisë dhe Ukrainës për gjetjen e një zgjidhjeje, duke i mëshuar idesë “ se lu fta po i dë mton të gjithë”.
Pa llogaritur pastaj se ç`do të ndodhte nëse viheshin në përdorim ar mët atomike, siç kër cënon prej ditësh lideri rus. Presidenti turk ka insistuar të lejohet arritja e një kompromisi për centralin nuklear të Zaporizhias, e më tej, edhe për fundin e të gjithë kon fliktit që zvarritet prej muajsh.
Më herët, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bë rthamore, Rafael Grossi, deklaroi se kjo agjenci e Kombeve të Bashkuara e konsideron centralin e Zaporizhjës si ndërtesë ukrainase.
Rusia e p ushtoi në muajin maj kompleksin e ndodhur në jug të Ukrainës, që është praktikisht ndërtesa më e madhe bër thamore në Evropë, por pas marrjes nën kontroll sërish lejoi që aty të punonte stafi ukrainas. Turqia është anëtare e aleancës veri-atlantike të NATO-s, dhe ka marrëdhënie të mira me Ukrainën.
Por ajo është gjithashtu e afërt me Moskën, e cila po e ndihmon në ndërtimin e centralit të saj të parë bë rthamor, që po ndërtohet në Akkuyu, në jug të Turqisë.