Arben Ndoj duket se është penduar nga postimi që bëri ditën e djeshme. Ai lajmëroi dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike në degën e Lezhës. Në një njoftim për mediat, Ndoj bëri me dije se i kishte kërkuar zyrtarisht Kryetarit të PD së Shqipërisë Sali Berishës, dorëheqjen nga pozicioni i Kryetarit të degës Lezhë.
Ndoj tha se një pakicë në Partinë Demokratike, të përbërë nga servilë, hileqarë, prapaskenistë, intrigantë që gjejnë terren e mbështetje në parti e kanë demotivuar për drejtimin e strukturave.
Disa orë më vonë statusi i tij u hoq nga Facebook dhe ai u shfaq në një tavolinë me disa simpatizantë duke pozuar me 2 gishtat lart.
“Nuk ka doreheqje te kryetarit! Përpara e më të bashkuar drejt fitores! Rroftë Partia Demokratike ” – shkruante njëri prej tyre, Damian Sulaj, duke lënë të kuptohet se Ndoj ende vijon të jetë në atë post.