Mediat zvicerane po shkruajnë ende për rastin e vd ekjes së ekonomistes nga Kosova, Shqiponja Isufi, në banesën e saj në Zvicër.
Siç ka raportuar më parë albinfo.ch, ajo u gjet e paj etë në banjën e banesës së saj mëngjesin e së dielës. Prokurori publik dyshon për një vr asje.
Ndërkohë që një i dy shuar është arr estuar të hënën e kësaj jave.
Shqiponja u gje t në një apartament në Bergdietikon AG të dielën në mëngjes, sipas pol icisë së kantonit Aargau. Gruaja thuhet se ishte mbyllur në banjën e shtëpisë së saj dhe nuk iu përgjigj thirrjeve të anëtarëve të familjes.
Kur pastruesja shkoi me makinë në shtëpinë e çiftit për të pastruar ambientet e brendshme si zakonisht, ajo mezi iu besoi syve. Ajo pa vulën e pol icisë në derë, më pas mori vesh për vra sjen e saj. “Zoti im, e pamundur. Të dy (çifti) raportet i kanë pasur gjithmonë shumë mirë bashkë”, thotë ajo.
Ajo ishte ende e habitur me rastin: “Është shumë e tr ishtueshme që diçka e tillë po ndodh”.
Punonjësit e shpëtimit, të cilët mbërritën shpejt, mundën të th yenin derën, por gjetën të vde kur gruan. H etimet që filluan më pas zbuluan mungesë qartësie rreth situatës së konstatuar. Për këtë arsye është urdhëruar auto psia e trupit. Gjurmët dhe rezultatet e ekspertizës mjeko-li gjore tregojnë për ndikim të jashtëm.
Si rezultat i het imeve është arre stuar një zviceran (47) i afërm i së ndj erës. Në lidhje me kri min e dhu nshëm, prokuroria publike në Baden ka hapur pr ocedurë pe nale për vr asje me dashje dhe ka kërkuar në gjy katën e masave të detyrueshme që i dy shuari të mbahet në parabu rgim.
Siç raporton “Tages-Anzeiger”, personi i vde kur është ekonomistja Shqiponja Isufi.
I arre stuari mësohet se është bashkëshorti i shqiptares nga Kosova. Ajo punoi për një organizatë ndërkombëtare auditimi dhe konsulence dhe kishte një pozicion si mësimdhënëse në një universitet zviceran.
Rrethanat e sakta dhe sfondi i veprës janë ende të paqarta dhe janë objekt i hetimeve në vazhdim që po kryhen nga pro kurori publik i Badenit dhe po licia kantonale e Aargaut.