Loading...

Berisha u jep go ditje të madhe shqiptarëve/ Ja për cilën kombëtare dëshiron të luajë në botëror

Federata e Futbollit të Kosovës ka disa vite që kërkon të afrojë lojtarin me origjinë shqiptare, Mërgim Berisha, i cili ka luajtur për Gjermaninë U-21.
Megjithatë, duket se lojtari i Fenerbahçes, tashmë i huazuar tek Augsburgu nuk ka asnjë qëllim t’i bashkohet Kosovës, por si motiv ka të vazhdojë me Gjermaninë. Në një intervistë së fundmi për median gjermane “Sport Bild” ka deklaruar se është gati të luajë në botëror me “Pancerat”.

“Jam mjaft i lumtur për këtë (fjalët e trajnerit) dhe mendoj se i kam kualitetet e duhura për të luajtur në Kombëtare. Me U-21 jemi shpallur kampionë të Evropës në vitin 2021 dhe do ta bëj më të mirën për ta vazhduar këtë kapitull”- ka thënë Berisha për “Sport Bild”.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com