Loading...

Arjan Çani: ‘Çfarë e favorizon Berishën në zgjedhjet vendore’

Analisti Arian Çani ka komentuar ngjarjet e fundit të politikës në vend si dhe zhvillimet në kampin opozitar.

Ai shprehet se një nga pikat që e favorizon Berishën është sulmi i vazhdueshëm që i bëhet nga “regjimi” i Ramës, siç e cilëson analisti.

Po ashtu Çani shprehet se Berisha po luan sipas rregullave të lojës dhe kjo i jep ish-kryeministrit më shumë mbështetje dhe vota popullore.

“Berisha e ka në favor. Sa më shumë regjimi, përfshirë dhe deputetët e skizmës, ky sistem që ka kapur gjithçka të mundohet ta nxjerri jashtë Berishën për të luajtur në fushë, që për hir të së vërtetës po luan me rregulla, kur vjen dita e zgjedhjeve e ka në favor, sa më shumë ta luftojë sistemi, aq më shumë fiton Berisha”, tha Çani.

Sa i takon grupimit të Alibeajt, Çani shprehet se ata kanë gëlltitur një lugë çorbe të prishur.

“Janë të kapur. I kapuri çfarë thotë? Do zoti na shpëton gjykata. Nuk munden. Kanë gëlltitur një lugë çorbe të prishur”, tha Çani.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com