Në studion e emisionit ‘Me Zemër të Hapur’ të gazetares Evis Ahmeti u trajtua ska ndali i rëndë i rek rutimit të vajzave shqiptare si eskorta në Dubai nga agjencitë shqiptare.
Për rastin foli një nga vajzat që den oncuan rastin pasi ajo vetë kishte pasur komunikim dhe ndërveprim më këto agjenci.
Sipas saj një agjensi shqiptare reklamonte punë si stjuardesë në vendet arabe, por në të vërtetë kryente ndërmjetësimin e kompanive arabe me vajza të reja shqiptare me qëllim rekrutimin e tyre si punëtore se ksi.
Ajo deklaroi gjatë lidhjes në studio se puna reklamohej në Instagram dhe kishte një pagë rreth 2000 euro. Sipas saj gjatë rek rutimit vajzat kryenin një test inteligjence dhe më pas merreshin në pyetje gojarisht.
Sakaq, ajo u shpreh se agjencia shqiptare i kërkoi shifrën prej 1000 eurosh për të vazhduar me procesin pa i treguar kontratën, e cila rezultoi se nuk tregonte asnjë detaj sipas vajzës.
“Ishte rastësi, e pashë në Instagram që kërkonin stjuardesa. Dërgova një CV dhe më thirrën në Tiranë. Kriteret ishin mosha mbi 20 vjeç, të dije mirë anglisht, etj. Kishte kritere fizike, gjatësia ishte prioritet, të dije notin, etj. Paga ishte mbi 2000 euro dhe më pëlqeu. Ishim rreth 40 vajza që aplikuam për punën. Ishte një person arab rreth moshës 30 vjeç që ishte menaxher dhe një vajzë shqiptare. Së bashku komunikonim vetëm anglisht. Na paraqitën disa teste, një test inteligjence dhe pastaj na morën në pyetje gojarisht. Në fund u përzgjodhën vetëm 14 vajza për të punuar.
Më pas më kontaktuan mua dhe një shoqe pasi kishim aplikuar bashkë për të firmosur kontratën e punës. Nuk më treguan asnjë kusht dhe asnjë kontratë dhe thjesht më kërkuan 1000 euro për të marrë kontratën në agjencinë shqiptare. Më tha se nëse do të lësh punën vitin e parë duhet të paguash 5000 euro dëmshpërblim, ndërsa vitin e dytë 4000 euro. Më vonë kërkova kontratën dhe kur e pashë kishte vetëm 1 faqe dhe 10 fjali. Çdo gjë ishte e përgjithshme dhe nuk shfaqeshin detaje për punën. Kur kryem intervistën me arabët na thanë gjëra të tjera komplet nga agjencia shqiptare”, u shpreh njëra nga vajzat.