Loading...

‘Tr ondit’ me deklaratën ish-deputeti: ‘Në Shqipëri uzina dhe fabrika do mbyllen, çfarë pritet të ndodhë në vijim’

Ish-ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi nëpërmjet një analize të gjatë të postuar në rrjetin social Facebook paralajmëron se një lu ftë e re ekonomike po përfshin botën mbarë, duke mos lënë mangët as Shqipërinë.

Sipas ish-deputetit demokrat kr iza energjetike dhe inflacioni i rritur me shifra rekord, kanë nisur të mbyllin fabrika dhe kompani të mëdha në sektorin e prodhimeve dhe hidrokarbureve.

Halimi thekson se në Shqipëri korporatat dhe njerëzit nuk janë në dijeni të “cu namit” ekonomik që po vjen, pasi qeveria nuk i ka informuar për rrezikun, në mënyrë që të përgatiten, ndërsa shton se duhet një plan masash konkret.

POSTIMI I HALIMIT:

K riza energjetike në Evropë, ka filluar të mbyllë fabrikat një nga një. Efektet e lu ftës ekonomike po ndihen çdo ditë e më shumë!

Edhe në Shqipëri, disa nga uzinat e shkr irjes dhe prodhimit, kanë ndalur aktivitetin e tyre, si rrjedhojë çmimit të lartë të energjisë.

Megjithatë, në mediat tona, rrallëherë gjen lajme të asaj që po ndodh, pasi propaganda dhe kro nika janë në vend të parë!

Si një kompani që jemi të lidhur me korporatat në fushat e metaleve, energjisë, hidrokabureve dhe naftës, informacionin e mbledhur ditëve të fundit dua ta ndaj me lexuesit!

Vlerësohet se, afërsisht gjysma e fabrikave të aluminit dhe zinkut në Evropë janë mbyllur në këtë fillim shtatori!

“Nyrstar”, fabrika më e madhe e prodhimit të zinkut në botë, me qendër në Holandë, që zotërohet në pjesën më të madhe nga “Trafigura”, ndaloi prodhimin në shtator.

Fabrika e aluminit Damco Aluminium Delfzijl Coöperatie U.A. (ALDEL) në Delfzijl, Holandë, u mbyll javën e kaluar.

Fabrika e “Damco” në Farmsum, e cila prodhon alumin me cilësi të lartë, është mbyllur nga data 1 Shtator 2022, për shkak të çmimeve të larta të energjisë.

“Norsk Hydro” ASA, me qendër në Norvegji, planifikon të mbyllë fabrikën e saj të aluminit në Sllovaki në fund të muajit.
Kompania sllovene e aluminit “Talum” uli prodhimin në një të pestën e kapacitetit të saj.

“Alcoa” gjithashtu, një kompani me qendër ne USA, do të reduktojë një linjë në fabrikën e saj Lista në Norvegji.
Kompania më e madhe në botë e plehrave kimike “Yara”, me seli në Norvegji, bëri një ulje prej 50 për qind në prodhimin e plehrave azotike me bazë ure dhe amoniak në Evropë.
Prodhuesi më i madh britanik i plehrave “CF Fertilizers UK” ka njoftuar gjithashtu se do të ndalojë përkohësisht prodhimin në fabrikën e tij në Billingham.

Dy prodhues të mëdhenj të plehrave në Poloni njoftuan se do të ndalojnë aktivitetet e tyre.

Kompania Gjermane kimike K+S vlerëson se kostot shtesë të karburantit janë miliona euro.

Fermerët, shitësit ushqimorë dhe prodhuesit e birrës në Evropë janë në panik. “Carlsberg Polska”, kompania e tretë më e madhe e birrës në Poloni, tha se planifikon të ndalojë prodhimin e birrës dhe prodhuesit e tjerë të birrës duhet të ndjekin shembullin.
Kriza e energjisë ka goditur gjithashtu fabrikat e çelikut dhe qelqit në të gjithë Evropën dhe shumë kompani që ndajnë/prodhojnë xhamin.

Silja Pieh, Përgjegjës për Strategjitë, e prodhuesit të makinave luksoze Audi AG, tha, duke përmendur xhamin si shembull se: “Ndërprerja e gazit nga Rusia në Gjermani do të shkaktojë një krizë të re të pjesëve. Jemi në mes të një krize!”

Kapaciteti i Evropës prej rreth 3 milion ton çelik inox është gjithashtu në rre zik. Në fillim të gushtit, mulliri Belg, “Aperam”, reduktoi prodhimin në Genk dhe Charleroi.

Kompania spanjolle “Acerinox” njoftoi se do të shkurtojë pr odhimin dhe do të kalojë rreth 85 % të punonjësve të saj, në punë me kohë të shkurtuar.

Shumë kompani në Belgjikë duhej të mbyllnin objektet e tyre të prodhimit për shkak të çmimeve të larta të energjisë, kjo po ndodh cdo dite!

Në Shqipëri ende nuk ka lajme për “cunamin” ekonomik që po vjen! Por Korporatat duhet të marrin vendimet për atë po vjen! Të punësuarit, konsumatorët, duhet të përgatiten! Fermerët duhet të informohen! Shteti duhet të ketë një plan masash për këto që po ndodhin dhe ato që do të ndodhin!

Informacioni në këto kohë të luftës ekonomike që po ndodh rreth nesh është tejet i rëndësishëm!

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com