Telekomi i Kosovës ditën e sotme, ka rënë pre e sul meve kibernetike gjë që ka shkaktuar ndërprerjen e shërbimit të internetit që nga ora 8 e mëngjesit.
“Për shkak të pamundësisë për ta ndalë su lmin, Telekomi ka ndërprerë shërbimet”, ka konfirmuar për KOHËN, drejtori teknik në Telekom, Halil Krasniqi.
Platforma e-Kosova, faqja e Kryeministrisë, disa ministrive, e Policisë së Kosovës dhe shumë media, kanë qenë pre e sulmeve kibernetike gjatë javës që shkoi.
Kosova dhe vendet e rajonit së fundmi janë përballur me shtim të su lmeve kibernetike. Si pasojë e kësaj, Shqipëria ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, që dyshohet të jetë prapa su lmit ndaj sistemit TIMS.